Gjakova
Shkronjat

Kjo është Valmira Gashi nxënëse e shkollës së mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë. Ajo vijon mësimet në drejtimin hoteleri dhe turizëm gjegjësisht në profilin asistent hotelier. Është vajza e vetme në këtë drejtim.

E veqanti është se ka 30 vite që në Gjakovë nuk ka pasur femra të interesuara të studiojnë e lërë më të merren me hoteleri.Përveq mësimit Valmira është e obliguar të kryejë edhe praktikën. E vendi në të cilën ajo po vazhdon të kryejë praktikën dhe të profesionalizohet më shumë në këtë drejtim është restaurant “Përmaja” në fshatin Ujz. Për Valmirën vazhdimi i shkollimit në drejtimin e hotelerisë nuk ishte rastësi. Ëndrra për të punuar qoftë si asistente hotiliere apo edhe shërbime tjera e ka shoqëruar gjatë shumë viteve. Kjo për faktin se familja e saj mirren më këtë profesion. Ishte pikërisht kjo dëshirë që nuk e stepi atë që të zgjedh  një arsimim profesional.

Ajo inkurajon edhe vajzat e tjera që të merren me fushën e hotelerisë, pasi që sipas saj është një veprimtari e lehtë dhe shumë atraktive.

Gjatë praktikës u pa që Valmira është e përkushtuar qoftë në ofrimin e shërbimeve ashtu edhe në servimin e ushqimit që e kërkojnë klientët. Përveq kësaj një kujdes të veqantë ajo e tregon edhe në dekorimin e tavolinave. Për të nuk është aspak e vështirë që të kryej këtë shërbim. Gjatë dekorit ajo tregoj se gjithçka duhet të jetë e pastër dhe në vendin e vet.Se Valmira është nxënëse e përkushtuar dhe e sukseshme e thanë edhe vetë profesorët.Ata inkurajuan që edhe bashkëmoshataret e saja ta ndjekin shembullin e saj.

Ata që e duan hotelerinë apo turizmin duhet që qysh në arsimin e mesëm të zgjedhin këtë drejtim dhe të vazhdojnë studimet për avancimin dhe profesionalizmin e këtij profesioni pasiqë në të ardhmen përballen më lehtë me tregun e punës./TV Syri Vision/