Gjakova
Shkronjat

Në hollin e pallatit të kulturës “Jusuf Gërvalla” në komunën e Deçanit është hapur ekspozita me fotografi që vërtetojnë, trashëgiminë kulturore, historike, objektet e banimit si dhe bukuritë natyrore të komunave në rrafshin e Dukagjinit.

E gjithë kjo u realizua nga organizata “Qendra Kosovare për Zhvillim” në kuadër të projektit “Përmirësimi i ofertës turistike në zonat malore mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Kjo ekspozitë u mirëprit nga kuvendi komunal i Deçanit të cilët thanë se nxitja e institucioneve për punuar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe bashkpunimi për projekte të tilla do të vazhdojë cdoherë.

Pëeveq zyrtarëve komunal të pranishëm ishin edhe qytetarë të Deçanit të cilët thanë se kjo ekspozitë shërben edhe si njohje e kulturës dhe traditës së vendit tonë por të njëjtën kohe trgon se këto vlera duhet ruajtur.

Ekspozita ishte e hapur për të gjithë dashamirët e artit, kulturës dhe jo vetëm. Qëllimi i saj është rritja e kapaciteteve dhe konkurrueshmërisë së sektorit të turizmit në rajonin ndërkufitar duke synuar zhvillimin ekonomik të tij nëpërmjet promovimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore./TV Syri Vision/