Gjakova
Shkronjat

Kanë kaluar disa ditë që nga tërmeti që lëkundi Shqipërinë, por ende të freskëta i ka ato momente frike e ankthi Arben Luga nga Shijaku i cili është strehuar në hapësirat e shoqatës humanitare “Bashkësia Familja”.

Ai dëshiron të kthehet në vendlindje mirëpo nuk ka se ku të banojë e për shkak të kushteve të rënda ekonomike nuk mund t’ia dal i vetëm. Andaj apelon tek njerëzit e vullnetit të mirë që ta strehojnë përkohësisht deri sa të gjej zgjidhje në ndërtimin e shtëpisë, apo ta ndihmojnë në mënyra tjera qoftë edhe ato financiare.

Në fillim këtu janë strehuar 57 persona ndërsa dita e ditës ky numër ka rënë. Sipas drejtorit të kësaj shoqate Driton Gashi disa prej qytetarëve janë kthyer në Shqipëri e disa të tjerë kërkojnë të kthehen por nuk kanë mundësi.

Ai është munduar tu dal në ndihmë në qfarëdo forme por e nevojshme është ushqimi dhe gjerat higjienike.

Të nevojshme janë edhe gjëra të tjera elementare të cilat do të ju lehtsojnë jetën  të mbijetuarve ne këto ditë të vështira. Por pse jo edhe familje vullnetare të cilat mund ti marrin në përkujdesje këta persona./TV Syri Vision/