Gjakova
Shkronjat

Këto vizatime të artit pamor u ekspozuan në shkollën fillore “Fehmi Agani” në Gjakovë.Përmes kreativitet artistik nxënësit janë munduar që të paraqesin idetë e tyre rreth formave në të cilat ndodh dhuna në familje dhe të përcjellin poashtu mesazhe për parandalimin e saj.

Përgjatë dy ditëve nxënësit në bashkpunim edhe me shoqatën për edukim dhe përkujdesje në familje janë munduar të realizojnë këto punime.

E gjithë kjo ishte në kuadër të fushatës 16 ditëshe që po e organizon mekanizmi kundër dhunës në familje së bashku me shoqatat tjera.

Përveq ekspozitës të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë edhe poezi e ese të përgatitura nga nxënësit të cilat patën për qëlimin sensibilizimin e komunitetit për efektete negative të dhunës në familje, raportimin dhe parandalimin e kësaj dukurie./TV Syri Vision/