Gjakova
Shkronjat

Komuna e Gjakovës, gjegësisht drejtoria për buxhet dhe financa ka përmbushur planin e të hyrave vetanake vjetore në vlerë prej 3,600,000 euro, por deri në fund të dhjetorit kjo shifër do të pësojë rritje kështu ka thënë drejtori i këtij dikasteri Durim Halilaj.

Kurse shpenzueshmëria sa i përket investimeve kapitale deri tani është realizuar 75% ndërsa në kategoritë tjerë është mbi 90%.

Halilaj shtoj se rekord tjeter i kësaj qeverisje është edhe shlyerja e borgjeve nga 4, 200,000 euro sa ishte gjendja në vitin 2017, në këtë vit kjo shifër është zvogëluar dhe është më pak se 500,000 euro.

Vlen të theksohet se ende nuk ka përfunduar viti fiskal dhe falë qytetarëve –apo taksapaguesve të rregullt Komuna e Gjakovës për të dytin vit me radhë tejkalon planin e të hyrave vetanake./TV Syri Vision/