Gjakova
Shkronjat

Vazhdojnë të jenë të përpiktë dhe shumë të përkushtuar në stërvitje. Hendbollistët e Vëllaznimit në vitet e fundit po tregojnë më shumë suksese në fushën sportive. Entuziazmi I djelmoshave gjakovar nuk po mungon edhe tani kur dihet që tashmë e kanë siguruar fazen e play-off-it. Kryetrajneri Nexhdet Dobroshi tha se pavarësisht sfidave angazhimi nuk do të mungojë edhe ne ndeshjet e radhës.

Dobroshi tha se hendikep për klubin mbetet fondi i vogël i lojtarëve.

Në anën tjetër hendbollistët u shprehën pozitiv dhe shpresojnë se Vëllaznimi do të jetë krenaria e qytetit.

 

Ata që e duan hendbollin e që kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij klubi janë grupmoshat e reja. Që kadetët të vazhdojnë të tregojnë rezultatet pozitive po përkujdeset trajneri Dren Nagavci.Por nuk mungon edhe vullneti i hendbollistëve.

Ajo qka i mungon Vëllaznimit është përkrahja financiare për të cilën përfaqësuesit e klubit apeluan jo vetëm te kuvendi komunal por edhe bizneset që të japin kontributin e tyre.

Përkundër të gjitha sfidave vlen të theksohet se hendbollistët gëzojnë shëndet të mirë dhe për këtë klubi ka edhe fizioterapeutin i cili kujdeset për cdo lëndim.

Mbrojtja e ngjyrave kuq e zi dhe ngritja në vendin e parë të tabelës mbeten synimi kryesor i Vëllaznimit./TV Syri Vision/