Gjakova
Shkronjat

Në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në ligën e parë të basketbollit ndëermjet klubit Vëllaznimi dhe Prishtina e Re.Skuadra gjakovare pati dominim total në parket, tregoj lojë më të mirë dhe arriti të mposht skuadren prishtinase me rezultat të thellë 84-67.

Me këtë fitore Vëllaznimi e mbylli këtë stinor pa humbje. Basketbollistët Xavier Neëson dhe Arion Balluku ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Vëllaznimi.Neëson luajti me 29 pikë e 5 kërcime drisa Balluku me 26 pikë, 8 asistime e 4 kërcime.Paraqitje të mirë patën edhe Artil Isufi me 9 pikë, Bujar Qeku 8 pikë, Dritom Rraci 5 pikë, Leart Peni 3 pikë dhe nga 2 pikë shënuan Genis Mati dhe Albi Haxhismajli. Ashtut siç deshtëm edhe e mbyllëm gjysëmsezonin e parë , ekipi jonë gjatë gjithë ndeshjes tregoj kualitet të lartë dhe lojë përfekte , të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion u inkuadruan dhe treguan lojë të mirë , jemi kampion vjeshtor blindojmë vendin e parë me 8 fitore në po aq ndeshje më një bilanc perfekt. Kështu  është shprehur kryesia e klubit të cilët njehir falënderuan tifozërinë gjakovare si dhe gjithë adhuruesit e basketbollit të cilët në cdo ndeshje ishin prezent dhe ndezen atmosferen në sallën sportive Shani Nushi. Të drejtuar nga trajneri  Shkumbin Kumnova me këtë fitore Vëllaznimi arrit të tregoj se është një nga kandidatët kryesor për ngjitje në Superligë./TV Syri Vision/