Gjakova
Shkronjat

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott sot ka qëndruar për vizitë në Gjakovë, me c’rast është pritur nga kryetari I komunës Ardian Gjini, i cili e vlerësoj lartë këtë vizitë, duke thënë se Britania është shtet mik i Kosovës, duke shtuar se kontakti dhe bashkëpunimi me këtë shtet por edhe ambasadën e saj në vend do të vazhdojnë më tutje.

Në anën tjetër ambasadori Abbott tha se bashkërisht me kryetarin Gjini ka diskutuar ide dhe mundësi të shumta të bashkëpunimit, të cilat edhe mund të realizohen në të ardhmen.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e ambasadorit britanik në Kosovë  diplomatit Nicholas Abbott./TV Syri Vision/