Gjakova
Shkronjat

Punimet për revitalizimin e  “Urës së Tabakëve” tashmë përfunduan. Me të vizituar këtë vend vërehet se një pamje krejtësisht ndryshe e ka marrë kjo pjesë e qytetit të Gjakovës. Këtu është bërë rregullimi i hapësirave përreth urës, pa lënë anash edhe shëtitoret dhe ndriqimin.

I gjithë ky projekt u realizua nga programi i kombeve të bashkuara për zhvillim(UNDP)përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore dhe uIfinancua nga instrumenti I BE-së për paqe dhe stabilitet dhe komuna e Gjakovës.Në përurimin e këtij projekt të pranishëm ishin gjithë aketerët relevantë të cilët kontribuan në realizimin e kësaj nisme.

Në anën tjetër të lumtura që edhe ky projekt u finalizua u shprehën edhe përfaqësueset e Zyrës ë BE-së në Kosovës dhe UNDP-së.

"Para një muaji, bëmë përurimin e projektit për revitalizimin e Urës së Terzive. Sot, jemi shumë të lumtur, që jemi prapë bashkë për përurimin e një objekti tjetër të veçantë të trashëgimisë kulturore, pra të Urës së Tabakëve. Prapë, kemi të bëjmë me një investim nga Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Zyrja e BE-së në Kosovë përmes UNDP-së. Po flasim për njëmonument shumë të rëndësishëm që e prezanton trashëgiminë kulturore jo vetëm të Gjakovës por edhe Kosovës.Me këtë projekt ne kemi dashur që t;iu ofrojnë qytetarëve një vend më atraktiv që ja vlen për ta vizituar", tha Hillen Francke.

"Ky është projekti idytë që në po e përurojmë në Gjakovë. I pari ishte ura e Terezive dhe tani jemi te Ura e Tabakëve.Ne e dijmë që këto dy ura kanë një rëndësis të veqantë sepse janë monumente të trashëgimisë kulturore. Bashkpunimi shum i mirë ndërmjet UNDP-së dhe Komunës së Gjakovës ka bërë që edhe ky projekt të realizohet.Andaj ne i urojmë banorët që ta gëzojnë këtë projekt i cili jo vetëm që është atraktiv por ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të këtij qyteti". tha Maria Suoko.

Edhe kjo vlerë e trashigimisë kulturore nga sot është kthyer në një vend atraktiv për tu vizituar u tha me këtë rast.

Ura e Tabakëve është e ndërtuar mbi lumin Erenik në jug të qytetit të Gjakovës. E ndërtuar në shek.XVII-të  nga esnafët tabakë.Tashmë gurët e gdhendur dhe ballinat e urës në të cilat janë të skalitura ornamentet mbi gurë duken më bukur falë këtij projekti. Ajo që iu mbetet banorëve të Gjakovës është që ta ruajnë me shumë kujdes këtë vlerë të trashëgimisë kulturore./TV Syri Vision/