Gjakova
Shkronjat

Ndriqimi dhe dekorimet shumëngjyrëshe janë paralajmërim i festave të fundvitit. Në vigjilje të Krishtlindjes dhe vitit të ri disa fshatra të Gakovës gjatë kësaj periudhe të vitit marrin pamje përrallore.

Tradicionalisht banorët e fshatërave Pjetërshan, Bishtazhin, Doblibare e Novosellë bashkohen për tu dhënë këtyre vendbanimeve pamje magjepsëse.Përveq banorëve vendas nën dritat shumëngjyrëshe të Pjetërshanit kësaj radhe  i janë bashkuar vizitorë edhe nga vende të tjera. Atmosfera e ngrohtë festive e bënë këtë fshat ideal për pritjen e festave të fundvitit.

Muzika dekorimet apo ndonjë dolli i japin jetë këtij fshati i cili në këtë kohë festash ka marrë pamje tjetër.

Edhe kisha Zoja Rruzare në  fshatin Bishtazhin këtë vit ka vazhduar traditën e dekorimit dhe ndriçimit. Për disa ditë me radhë, shumë djem të rinj të këtij fshati, por jo vetëm, i dhanë një pamje të mahnitshme.

Pamjet të tilla mund ti shohim edhe në një vend tjetër.Vetëm pak kilometra më larg në fshatin Doblibare është po e njëjta atmosferë. Përveq dekorimeve të Kishës së Shën Mhillit, veqantinë  këtyre netëve po ua shton edhe diversiteti i gjeneratave të cilët po e frekuentojnë këtë vend. Këtyre festave i janë bashkuar edhe bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit. Lokacion tjetër i po kësaj magjie festive është edhe fshati Novosellë.Të rinjët e famullisë së Shën Rrokut janë përkujdesur që ta rregullojnë ambientin përreth kishës.Vetëm mënyra e dekorimeve është ajo që i dallon këto fshatëra por është ngrohtësia dhe mikpritja e banorëve ajo që i bënë të veqanta.Pamjet që të ofrojnë këto fshatëra bëjnë që shumë vizitorë ta mbyllin me fotografi e kujtime të mira vitin 2019-të./