Gjakova
Shkronjat

Po bëjnë prerjen e shirtit për dorzimin e shtëpive të ndërtuara për familjet e zhvendosura të komuniteteve Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptian. I gjithë ky projekt u realizua nga IOM në bashkëfinancim me Bashkimin Evropian dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Pranim-dorëzimi i shtëpive u bë nga përfaqësues të organizatës IOM, përfaqësues të kuvendit komunal si dhe  Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim. Me këtë rast drejtori i administratës komunale, Flamur Fetahaj duke uruar që ta gëzojnë shtëpinë e re i ka dorëzuar çelësat për secilin kryefamiljar. Të lumtur që tashmë siguruan kulm mbi kokë u shprehën anëtarët e ktyre familjeve.

 

Komuna e Gjakovës ka liruar nga tarifat për leje ndërtimore të gjitha këto familje të cilat në prag të fundvitit kanë pranuar dhuratën më të mirë, çelësat për shtëpi të re.

Kostoja totale e ndërtimit të këtyre shtëpive është 160 mijë euro.

Përfaqësues të IOM dhe zyrtarët komunal thanë se bashkpunimi për realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së familjeve të zhvendosura të komuniteteve Rom Ashkalinjë dhe Egjiptian do të vazhdojë edhe më tutje./TV Syri Vision/