Gjakova
Shkronjat

Sportistë, përfaqësues të klubeve sportive të komunës së Gjakovës si dhe dashamirë të sportit u mblodhën në manifestimin “Laureati i vitit 2019” i cili u organizua nga kuvendi komunal, gjegjësisht nga drejtoria për kulturë rini dhe sport. Hapjen e kësaj mbrëmje e cila tashmë është bërë tradicionale e bëri kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjin i cili tha se përkrahja e sportit do të vazhdojë edhe përgjatë viteve në vijim.

Ndërsa komisioni prej 3 anëtarëve bëri përzgjedhjen e disa kandidatëve në këtë rast sportistë e punëtorë sportiv që në forma të ndryshme kanë kontribuar në zhvillimin e sporteve gjatë vitit 2019-të. Fillimisht u ndanë mirënjohje për shpresat e sportit siç ishin: Adea Babuni pinpongiste e klubit “Vëllaznimi”, Violent Bajrami futbollist i KF “Gjakova”, pastaj Rrezarta Delijaj nga TKD “Dearti”, Selvije Mullakadrija hendbolliste e Vëllaznimit si dhe Ervin Doli nga KT “Gjakova”. Qmimi puntori sportiv më i dalluar i u nda trajnerit të KB “Vëllaznimi” Hashim Rraci. Ndërsa gjyqtarët më të dalluar të vitit u zgjodhën dyshja Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi. Kurse Florentina Thaqi Muçaku dhe Veton Sadiku u zgjodhën si pedagogët më të dalluar, të cilët thanë se këto qmime ju dedikojnë nxënësve dhe kolegëve të tyre. E  shoqata më e dalluar e këtij viti u zgjodh shoqata e të verbërve. Me këtë rast me mirënjohje është nderuar Shaip Kastrati, i cili ka përfaqësuar të gjithë sportistët me aftësi të kufizuara. Poashtu mirënjohje janë ndarë edhe për veteranët e sportit të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në sporte të ndryshme si Fatmir Dushi, Syrja Shehu dhe Galina Berisha mirënjohjen e të cilës e pranoj babai i saj Ismail Berisha.

Qmimi ekipi më i suksesshëm iu nda FC Liburn të cilin e pranoj kryetari Abaz Beqa. Ndërsa dhjetë sportistët më të dalluar të vitit 2019 ishin: Yll Rogova dhe Bekim Kadrija nga autoklubet gjakovare, Zani Sylhasi çiklist i klubit  “Gjakova 137”, Edona Radoniqi hendbolliste e klubit “Vëllaznimi”, Anjeza Berisha futbolliste e klubit “Jakova”, Vedat Krasniqi kërcyes i klubit “Bridge Divers”,Vitar Mamusha hendbollist i klubit “Vëllaznimi”, Lulëzim Koshi shahist i klubit “Vëllaznimi”, Driton Rraci basketbollist i klubit “Vëllaznimi”, Çlirim Zekaj boksier i klubit “Sport-Center”. Kurse trajneri më i mirë u shpall trajneri i FC Liburn Luan Kozniku. E qmimin kryesor të manifestimit sportisti më I mirë I vitit 2019, apo epitetin e më të mirit të këtij edicioni e fitoj futbollisti i klubit “Liburn” Ramadan Alaj.

Të lumtur që u nderuan me mirënjohje u shprehën edhe sportistët e rinjë.

 

Për kontributin e dhënë në mbulimin mediatik dhe promovimin e sportit gjakovar , me mirënjohje janë nderuar edhe Radio Gjakova dhe TV Syri Vision./TV Syri Vision/