Gjakova
Shkronjat

Ka përfunduar faza e dytë e punimeve në pikën turistike “Lumi Erenik” në Gjakovë.Për të përuruar këto punime erdhi kryetari i komunës Ardian Gjini me bashkëpunëtorë.

Deri më tani ky projekt kuvendit komunal gjegjësisht drejtorisë së zhvillimit ekonomik i ka kushtuar 37 mijë euro., Por sipas kryetarit Gjini do të vazhdojë edhe faza e tretë.

Ky projekt në tërësi pritet të finalizohet gjatë sezonit pranverë-verë 2020 ku përgjatë kësaj periudhe mbetet të përfundohet mbjellja e fidaneve dhe pastrimi.Në të ardhmen ky vend do të jetë shumë atraktiv për të gjithë qytetarët që e frekuentojnë lumin Erenik./TV Syri Vision/