Gjakova
Shkronjat

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini së bashku me drejtorin për zhvillim ekonomik Ferdinand Kolaj, sot përuruan edhe një tjetër projekt nga i cili do të përfitojnë drejtëpërdrejtë qytetarët e komunës sonë.

Është kjo pasija për riciklimin e shishes së plastikës dhe kanaqes e cila është vendosur në qendër të qytetit ku secili qytetar ka mundësi që shishen plastike dhe kanaqen ta ruaj së bashku me barkodin që duhet të skenohet në mënyrë që për çdo shishe të rimbursohet në vlerë 0.05 cent. Sipas drejtorit Kolaj, kjo paisje do të ndihmojë që edhe ambienti të jetë më i pastër.

Mënyra se si duhet të përdoret kjo aparaturë është kështu. Fillimisht klikohet butoni start, pastaj skanohet barkodi i shishes  ose kanaqes, paisja paguan 0.10 cent për cdo dy shishe plastike ose kanaqe, pastaj duhet të zgjedhësh njërin nga opsionet Print, Donacion dhe me para apo GetCoin. Në rast se kur në paisje nuk ka monedha duhet të shtypet tiketa opsioni print ku pastaj për rimbursim duhet të lajmroheni në numrin e poshtë shënuar të tiketës.Vlen të theksohet se komuna e Gjakovës është e para në Kosovë që ka një aparaturë të këtij lloji./TV Syri Vision/