Gjakova
Shkronjat

Viti 2019-të e ka karakterizuar komunën e  Gjakovës me objektiva të ndryshme ekonomike. Drejtoria e zhvillimit ekonomik përkundër sfidave është munduar që përmes investimeve kapitale të realizojë projekte të cilat do të ndikojnë në rritjen ekonomike por që lidhen kryesisht edhe me turizmin.

Shpella e Kusarit, Ura e Terzive, Ura e Tabakut, Kanioni i Drinit dhe Ura e Fshajt si dhe lumi Erenik janë lokacionet të cilat çdo ditë e më shumë po vizitohen nga vizitorë të Kosovës dhe më gjërë. Për këto projekte kuvendi komunal ka investuar më shumë se 200 mijë euro ndërsa pjesa tjetër e financimit ka qenë nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Përmes granteve dhe subvencioneve drejtoria e zhvillimit ekonomik ka dashur të kontribuoj në zhvillim, fuqizimin dhe bashkpunimin në mes të bizneseve.

Karakteristikë e vitit 2019-të  ka qenë edhe tejkalimi i planifikimit të të hyrave.

Kolaj tha se bashkpunimi në mes kuvendit komunal, drejtorive  në nivel lokal dhe akterëve tjerë si shoqërisë civile, donatorëve ndërkombëtarë dhe qeverisë , ka bërë që shumë projekte në komunën e Gjakovës  të realizohen me sukses.