Gjakova
Shkronjat

Në debatin publik me qytetarë është prezantuar draft rregullorja komunale për ndarjen e subvencioneve nga grupi punues i formuar sipas vendimit të kryetarit të Komunës për hartimin e këtij dokumenti.

Koordinatori i këtij grupi Arbër Gola tha se kjo rregullore ka ndryshime përmbajtësore nga ajo paraprake por përmes saj rregullohen procedura e aplikimit, procedura e subvencionimit dhe vlera e subvencioneve.

Pjesëmarrësit, që kryesisht ishin përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare, dhanë vërejtjet dhe sugjerimet, që kishin të bënin kryesisht me mirëqenie sociale, rini dhe persona me nevoja të veqanta, të cilat pas vlerësimit nga ana e komisionit do të inkorporohen në këtë draft – rregullore. Për më shumë informata rreth kësaj rregullore të gjithë qytetarët mund të qasen në webfaqen zyrtare të kuvendit komunal. Rregullorja pritet të miratohet në mbledhjen e Asamblesë komunale e cila do të mbahetnë fund të këtij muaji.Deri atëherë qytetarët e komunës së Gjakovës mund të paraqesin ankesat apo kërkesat e tyre për ndonjë ndryshim të rregullores./TV Syri Vision/