Gjakova
Shkronjat

Dhjetë ditë më parë persona të panjohur e vodhën bustin e heroit të kombit “Emin Duraku” i cili ishte i vendosur në oborrin e shkollës që mban emrin e tij.Pas një pune intenzive njësiti i hetimeve i stacionit policor në Gjakovë ka arritur të identifikojë personat të cilët kanë kryer veprën.

Komandanti i stacionit policor Major Kristë Gjokaj tha se Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryerësit e mundshëm të kësaj vepre penale.

Vjedhja e bustit të heroit “Emin Durakut” është një akt vandalizmi ndaj figurës së tij. Por është për të ardhur keq se si tashmë ky bust është shkatërruar dhe gjithqka që ka mbetur janë vetëm këto copëza./TV Syri Vision/