Gjakova
Shkronjat

Klubi i volejbollit “Vëllaznimi” ka arritur që vitin e kaluar të punojë shumë me grupmoshat e reja kështu duke u shpallur edhe kampion i Kosovës në kategorinë u16 për meshkuj.

Nga këta kampion sot përfaqësohet edhe kombëtarja e Kosovës me 4 volejbollistë pa lënë anash edhe ekipin e vajzave që përfaqësohet edhe nga një lojtare e Vëllaznimit. Kryetari dhe trajneri Blend Haxhikadrija thotë se këto rezultate bëjnë që të vazhdojnë drejt synimeve.

Por sfidë për ta mbetet orari dhe kushtet të cilat i ofron salla e sporteve “Shani Nushi” e që nuk janë aspak të volitshme për stërvitje.

Këta volejbollistë janë shumë të talentuar dhe shumë premtues për të ardhmen e Vëllaznimit. Tash së fundi kanë zhvilluar edhe ndeshje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian.Mosha nuk po i pengon ata që të arrijnë  suksese, derisa kanë edhe shumë synime për të ardhmen.

Përkundër cdo sfide volejbollistët janë të motivuar dhe të përkushtuar maksimalisht për këtë sezonë. Ata shpresojnë për paraqitje sa më të mira e poashtu të arrijnë suksese të cilat ia dedikojnë qytetit të Gjakovës dhe dashamirëve të këtij sporti./TV Syri Vision/