Gjakova
Shkronjat

Përmes një telekomande në një distancë prej më shumë se pesë metrave po e bënë ndezjen e kësaj makine motorike. Fitim Delija nga fshati Zhabel i Gjakovës ka arritur që me këtë ide inovative të krijojë diqka interesante. 

Traktorin jemi mësuar ta shohim të ndizet nga afër por  mënyra se si e ndez Fitimi e bënë atë më të veqantë. Gjithqhka që ai ka përdor janë vetëm disa paisje që dirigjohen me sensorë e të cilat mund ti gjesh në secilin dyqan të autopjesëve. Për të realizuar këtë ide atij i është dashur pak kohë dhe se pretendon që të mos ndalet me kaq.

Ky traktori i llojit Masey Ferguson është prodhim anglez i viteve të 65-ta. Ani pse është tip i vjetër në pamje të parë të jep përshtypje që është më i ri. Por pasioni që ka Fitimi për traktorin ka bërë që ai ta riparojë dhe mirëmbajë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ide të tilla inovative na bëjnë të kuptojmë se nga diqka e vogël mund të krijosh edhe gjëra të mëdha. Eksperimenti si ky i Fitimit përcjellë mesazhin që nuk duhet të limitoni sfidat, por mund ti sfidoni limitet./TV Syri Vision/