Gjakova
Shkronjat

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Gjakovës vitin 2019-të e ka përmbyllur me projekte të ndryshme të cilat i ka planifikuar në kuadër të investimeve kapitale. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij dikasteri Durim Halilaj tha 340 mijë euro është vlera e investimeve që kryesisht kanë të bëjnë me ndërtimin e pendave dhe kanaleve të ujitjes si në zonën urbane ashtu edhe atë rurale.

Vetëm nga subvencionet, fermerët e komunës së Gjakovës në vitin 2019-të kanë përfituar më shumë se 100 mijë euro. Por kjo nuk është forma e vetme që kjo drejtori ka gjetur për t’iu dalë në ndihmë atyre.

Një sukses tjetër për këtë drejtori kanë qenë edhe realizimi i të hyrave vetanake, vlera e të cilave është 55 mijë euro.

Komuna e Gjakovës ka bërë planifikimet buxhetore që ky sektor të mbështetet financiarisht edhe përgjatë këtij viti si dhe do të rrisë fondet e subvencionimit me qëllllim që të  ndikojë në përmirësimin e punës dhe veprimtarisë së fermerëve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë./TV Syri Vision/