Gjakova
Shkronjat

Lideri pa humbje në ligën e parë të basketbollit Vëllaznimi ka filluar me përgatitjet për sezonen e dytë. Kryesia e klubit dhe basketbollistët thonë se synimi i vetëm mbetet inkuadrimi në Superligë dhe qëndrimi në këtë rangim.

Tash së fundi Vëllaznimi ka bërë edhe përforcime të cilat sipas tyre e kanë kompletuar ekipin dhe se shpresat janë më të mëdha për realizimin e synimeve.

Dihet se basketbollisti Albatrit Berisha edhe më herët ka luajtur për Vëllaznimin, poashtu edhe Rroni Koshi. ndërkohë rikthimi i tyre këtë sezon pritet ta ndihmojë skuadren gjakovare në luftën për rikthim në Superligë.

 

Ndërsa amerikani Phillips luan në pozitat 3/4 dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit spanjoll C.B. Andújar i cili luajti me satistika prej 17.2 pikë për ndeshje me një efikasitet prej 43% në tre pikësh. Ai ka pranuar ftesën e Vëllaznimit dhe dëshiron që të kontribuojë për të arritur synimet që ka ky klub.

Vlen të theksohet se gjysëmfinalja e Kupës së Kosovës do të luhet me 11 shkurt ndërmjet KB Vëllaznimi - KB Istogu. Kurse finalja do të luhet më 13 shkurt me fillim prej ora 14:30. Nëse skuadra gjakovare shënon fitore ndaj Kb Istogut atëherë e pret kundërshtarin e duelit : AS Prishtina – Drita. Kuq e zinjët shpresojnë se në këtë stinor të arrijnë rezultate të mira./T V Syri Vision/