Gjakova
Shkronjat

Këta janë kadetët e klubit të Ping Pongut “Vëllaznimi”  nga Gjakova. Ata zhvillojnë stërvitjet në një orar prej dy orësh në palestren sportive “Shani Nushi”. Synim I këtij klubi është që të iu ipet hapësirë më shumë grupmoshave të reja.

Stërvitjet me plot entuziazëm tregojnë punën e tyre të përkushtuar dhe  të trajnerit Admir Boshnjaku. Ajo që ka marrë hapat e parë të këtij sporti atraktiv e sfidues për të është edhe Adea Babuni.

Adea  tash së fundi është përzgjedhur që ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë e kadetëve në Ligën Regjionale në Shkup të Maqedonisë Veriore, si dhe në garën për U15 në Ligiano Sabiodoro të Italisë. Përpjekjet e Adeas dhe të trajnerit të saj po shënojnë suksese.

Përgjatë kohës sa është në këtë klub Adea ka arritur të bëhet 3 herë kampione për mini kadet, 1 herë kampione në çift për kadet dhe 2 herë kampione në TOP8.Me këto suksese ajo e arsyeton epitetin e favorites dhe synon që edhe në garat tjera të tregohet më e mire se rivalët e saj.

Në anën tjetër trajneri Boshnjaku tha se ky sport  ka qenë tradicional në Gjakovë ka dhënë kampionë në disa kategori, mirëpo interesimi i të rinjëve për tu marrë me këtë sport është i vogël.

Përkushtimi për të arritur suksese nuk mungon edhe tek anëtarët tjerë. Përndryshe me grupmoshat e reja Vëllaznimi renditet në vendin e pestë.Ky klub synon që të arrijë suksese në garat të cilat do të mbahen në kuadër të Federatës së Ping Pongut të Kosovës.