Gjakova
Shkronjat

Jemi mësuar ta shohim prej vitesh me role të ndryshme e komedi të cilat pëlqehen edhe sot.Humoristi gjakovar Sevdai Radogoshi shumë shpejt do të sjellë për adhuruesit e tij një projekt ndryshe prej herave të tjera. Bëhet fjalë për komedinë e titulluar “Vetë i 40-ti”, xhirimet e së cilës janë në përfundim.

Radogoshi ka karrierë të gjatë dhe ende vazhdon të befasojë me paraqitjet e tij,por  këtë herë më shumë se kurrë më parë. Kjo për faktin se brenda kësaj komedie e cila do të jetë e metrazhit të gjatë do ti sjellë 40-të personazhe.

Adhuruesit e humorit mund ti shohin personazhet e krijuara ndër vite të Sevdai Radogoshit dhe disa personazhe të reja si Shefqeti, Mufaili, Rrema, Ajshe ablla etj. Edhe këtë herë kjo komedi vjen me skenar dhe regji të Shkumbin Radogoshit i cili na tregoj se si erdhi deri tek ideja për realizimin e saj.

Por e vetmja sfidë ka qenë kostumografia.

Përveq skenarit dhe regjisë, një punë jo më pak e rëndësishme është edhe realizimi filmik për të cilin po përkujdeset produksioni “Buci Films”.

Bashkëpunëtorët dhe miqtë janë ata që edhe kësaj radhe janë pjesë e këtij projekti.Secili me role të ndryshme e bëjnë edhe më të veqantë komedinë. Ata na treguan se sa është e lehtë të punosh me Sevdaiun.

Komedia  “Vetë i 40-ti” pritet të publikohet në muajin shkurt në kanalin zyrtar në Youtube  të humoristit Sevdai Radogoshi./TV Syri Vision