Gjakova
Shkronjat

Po bëhet gati një vit që këta shtretër kanë mbetur të zbrazur. Bëhet fjalë për repartin e oftalmologjisë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë i cili vazhdon të jetë i mbyllur.

Ishte viti 1974 kur u vu në  funksion por pas 46 viteve këtij reparti i është vënë qelësi. Një gjë e tillë ndodhi për faktin se specialistja e vetme që ishte Shukrene Roka ka dalë në pension dhe në mungëse të oftalmologëve të tjerë ky repart u mbyll. Gjithqka që ka mbetur në oftalmologji janë dhomat e zbrazura e pasijet e mbuluara.Mirëpo sipas drejtorit të spitalit  Hilmi Shala këtij problemi shumë shpejt do ti vie fundi.

Qytetarët e Gjakovës të cilët kanë problem me sy apo lëndim këto shërbime mjekësore po i marrin në qendrën kombëtare të mjekësisë së punës.Këtu janë dy oftalmologe që kujdesen për pacientët të cilët janë jo vetëm nga Gjakova por edhe më gjërë.Përkundër fluksit të qytetarëve puna vazhdon të jetë profesionale kështu tha drejtori i kësaj qendre Luan Nagavci.

Me mbylljen e repartit të oflalmologjisë pacientët të cilët iu nevojitet ndërhyrje kirurgjike detyrohen të shkojnë në Pejë Prizren ose Prishtinë. Mungesa e specialistëve është një problem gati i njëjtë edhe në reparte tjera andaj nevojitet që nga Ministria e Shëndetësisë dhe intitucionet tjera gjegjëse të intervenohet për përmirësimin e kësaj situate./TV Syri Vision/