Gjakova
Shkronjat

Kanioni i Drinit të Bardhë  është një grykë e vogël që ndodhet pranë rrugës kryesore që lidh Gjakovën me Prizrenin.Ky kanion mes gurëve me gjatësi rreth 900 metra dhe me një thellësi prej 45 metra, krijon një vlerë shumë tërheqëse dhe interesante për studiues dhe vizitorë.

Në hyrje të tij është ura e fshajtë që ia vlen të vizitohet. Tashmë Kanioni i lumit Drin dhe Ura e Fshajtë kanë shtigjet dhe ndriçimin, elemente këto që e bëjnë këtë vend edhe më atraktiv jo vetëm për banorët e kësaj ane por për të gjithë ata që e duan turizmin dhe natyrën në përgjithësi. I gjithë ky projekt u realizua nga komuna e Gjakovës gjegjësisht drejtoria për zhvillim ekonomik. Me këtë rast përfaqësues të këtyre institucioneve ishin të pranishëm në ceremoninë përuruese.Kjo bukuri e rrallë natyrore që është e vetmja në Kosovë duhet të jetë destinacion jo vetëm për turistë të huaj por edhe vendor tha mes tjerash Kryetari Ardian Gjini.

Përveq këtij destinacioni ritmi i investimeve do të vazhdojë edhe më tutje kështu tha drejtori i zhvillimit ekonomik Ferdinand Kolaj.

Ky vend ndonëse gjithmonë ka mbajtur epitetin e më të mirit për të kaluar ditët e nxehta të verës, tashmë u kompletua edhe me elemente të tjera infrastrukturore që i kanë munguar. Pamje si kjo ku në një hark Ura e Fshajt mbi kanion jo vetëm që përfaqëson një vlerë të rëndësishme historike por zgjon edhe më shumë tërheqje turistike të kësaj zone./TV Syri Vision/