Gjakova
Shkronjat

KRU Gjakova ka shënuar Ditën Botërore të Ujit me një apel për qytetar, në apel thuhet:

Të nderuar konsumatorë,

Sot është 22 Marsi-Dita Botërore e Ujit! Dita Botërore e ujit është shënuar me 22 Mars 1993, dhe kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin e ujit për pirje dhe apelimit të, të gjithëve që të ndihmojmë në menagjimin sa me të mirë të burimeve të ujit.

Vendin tonë sikur dhe në tërë Botën kjo datë kësaj radhe po e gjen në betejë me pandemin globale COVID-19 (Koronavirus). Ne kushtet e kësaj pandemie ofrimi i ujit të sigurt të higjienës dhe pastrimit janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

Prandaj KRU "Gjakova" edhe në këto ditë është afër konsumatorëve duke zbatuar me përpikmëri të gjitha masat e nxjerra nga institucionet shtetërore dhe shëndetsore.

Duke uruar që edhe këtë situatë ta kalojmë bashkarishtë, ju bëjmë thirrje për shpenzim racional të ujit, njëkohësisht ju lusim për pagesa dhe mirëkuptim.

KRU "Gjakova" zotohet se furnizimi me ujë do jetë 24/7, gjithmonë në shërbim të konsumatorëve.