Gjakova
Shkronjat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se stacioni policor në Gjakovë rreth orës 13:00 ka marrë informatë për një aksident komunikacioni në rrugën “Tirana”. Sipas njoftimit, patrulla e njësitit të komunikacionit rrugor menjëherë i është përgjigjur rastit.

“Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur tri automjete të dëmtuara, dy prej tyre që ishin në lëvizje dhe njëri që gjendej i parkuar në skaj të rrugës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident ndërsa lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjerët që gjendeshin në njërin prej automjeteve.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të automjeteve të tipit Ford dhe Pezho 206, me ç’rast drejtuesi i automjetit Ford përderisa ishte duke lëvizur në drejtim të aksit rrugor Gjakovë – Prizren për një moment ka bërë kthim të papritur majtas dhe ka dalë në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe si pasojë e pakujdesisë me pjesën e përparme të automjetit të saj ka goditur në krahun e majtë të anës së përparme automjetin Pezho, i cili në momentin kritik ishte duke lëvizur në shiritin e tij përkatës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga inercioni i goditjes, thuhet se automjeti Pezho ka goditur edhe automjetin tjetër të tipit Renault i cili gjendej i parkuar në trotuar.

Personat e lënduar sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë.

 

“Dy nga të lënduarit me lëndime të rënda trupore janë hospitalizuar ndërsa dy të tjerë me lëndime të lehta trupore janë liruar pas dhënies së ndihmës mjekësore. Njësiti i Trafikut Rajonal në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë me hetim të rastit”, përfundohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.