Gjakova
Shkronjat

Tash e tutje fermeri Afrim Krasniqi, nga Komuna e Gjakovës, do të përdorë një mënyrë më të sofistikuar për të mbjellur fidanet.

Kjo falë këtyre moduleve dhe substrateve, të cilat u shpërndanë sot nga Qendra Grumbulluese për pemë dhe perime “Agrocelina”. Krasniqi është vetëm një nga fermerët, të cilët u furnizuan sot me këto module.

Të pranishëm këtu ishin edhe zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural në Komunën e Gjakovës. Ata treguan se përfitues të kësaj skeme janë 7 fermerë të kësaj komune, të cilët janë pjesë e kësaj qendre grumbulluese.

Përveq fermerëve gjakovarë, këtu erdhën edhe fermerë nga komuna të tjera të Kosovës.

Kjo formë donacioni ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit në mes të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari, dhe Zhvillim Rural dhe kësaj qendre grumbulluese, në kuadër të projektit me USAID-in./Tv Syri Vision/