Gjakova
Shkronjat

Aleanca e të rinjve të Kosovës Dega në Gjakovë po rritet.

Kështu u tha gjatë bashkëbisedimit që patën këta të rinj me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjakovë, Ardian Gjinin. Në fjalën e tij hyrëse, Armend Shabanaj, kryetar i Aleancës së te rinjve në Gjakovë  tha se gjendjen jo të mirë në të cilën ndodhet shteti I Kosovës do ta ndalë kjo parti politike.

VOX: Armend Shabanaj, kryetar i Aleancës së të rinjve në Gjakovë

Ndërkaq, Diellza Hoti, kryetare e Aleancës së të rinjve në Kosovë, tha se shteti i Kosovës mund të ecë përpara nëse të rinjtë angazhohen më shumë.

VOX: Diellza Hoti, kryetare e Aleancës së të rinjve të Kosovës

Një nga deputetët pjesëmarrës në këtë bashkëbisedim, Daut Haradinaj, fajin për situatën në të cilën ndodhet Gjakova i’a la edhe nivelit qëndror të qeverisjes, që sipas tij vinë në këtë komunë që të premtojnë vetëm në kohë të fushatave.

VOX: Daut Haradinaj, deputet i AAK-së

Ardian Gjini, kryetar i AAK-së, dega në Gjakovë, në mes tjerash u shpreh se misioni i tyre është që të eliminojnë ndarjet në mes të banorëve të komunës së Gjakovës.

VOX: Ardian Gjini, kryetar i AAK-së, Dega në Gjakovë

Në këtë bashkëbisedim erdhën edhe deputetët nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, dhe Lahi Brahimaj, si dhe asambleistë të komunës së Gjakovës nga kjo parti politike./Tv Syri Vision/