Gjakova
Shkronjat

Në këta sirtarë, ndodhen dokumente të cilat u dorëzuan nga pensionistët e komunës së Gjakovës katër vite më parë.

Esat Resyli, kryetar i shoqatës sindikale të pensionistëve në Gjakovë, thotë se iniciativën për mbledhjen e këtyre dokumenteve e morrën në kohën kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ajo e Strasburgut, i’u dha të drejtë pensionistëve kosovarë që të kthejnë fondin pensional të grabitur nga Serbia. Ai thotë se me një cështje të tillë është marrë edhe avokati i popullit, duke i dhënë dritën jeshile qeverisë së Kosovës që të meret me kthimin e këtyre pensioneve.

Resyli thotë se deri më tash qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për kthimin e fondit pensional. Sipas tij kjo cështje nuk është futur as në dialogun me shtetin serb.

Javë më parë pensionistët gjakovarë, janë takuar me të parin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin. I pari i sindikatës së pensionistëve gjakovarë thotë se shpresën tash e kanë te Veseli, për fondin pensional por edhe ligjin për pensionet.

Pensionistëve kosovarë I’u është mohuar pensioni I merituar, pasi atë e mori Serbia në vitin 1999 së bashku me mjetet e kursyera të pensionistëve. Në anën tjetër, njohës të cështjeve ligjore e shohin të panevojshëm diskutimin për këtë cështje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo, pasi sipas tyre Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendimin në të mirë të pensionistëve kosovarë./Tv Syri Vision/