Gjakova
Shkronjat

Janë gjenerata e parë e shkollës për aftësim professional në parukeri Energy Hair School.

Pas gjashtë muajsh ato kanë arritur të mësojnë gjithcka që ka të bëjë me këtë profesion. E gjithë atë që e mësuan gjatë kësaj kohe, po e shpalosin përpara këtij publiku në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, me rastin e diplomimit. Pronari i kësaj shkolle, Lirim Lulaj, i cili edhe punoi me këto vajza, u shpreh i lumtur që si finalizim i gjithë kësaj pune u organizua edhe kjo sfilatë ku u prezantuan trendet më të reja të Ëella Professional 2017.

Ndërkaq ato që u diplomuan thanë se atë që e mësuan këta gjashtë muaj, do t;iu ndihmojë që të vazhdojnë të merren me këtë profesion.

Numri i atyre që erdhën për të parë këtë sfilatë ishte i madh. Ata u impresionuan me organizimin, si dhe vajzat të cilat shpalosën tërë talentin dhe punën përmes prezantimit të modeleve të flokëve të trendit të fundit./Tv Syri Vision/