Gjakova
Shkronjat

Kjo është një ndër zonat më të frekuentuara nga automjete të ndryshme cdo ditë.

Rruga Nënë Tereza, apo sic njihet si pjesa e tranzitit në komunën e Gjakovës, paraqet rrezik të lartë për vozitësit e makinave. Me të njëjtin problem ballafaqohen edhe këmbësorët, shumica prej të cilëve janë nxënës të shkollave të kësaj komune. Se kjo rrugë paraqet rrezik e thonë edhe në njësinë e trafikut rajonal në drejtorinë e policisë në Gjakovë. Për këtë arsye ata thonë se në këtë pjesë të qytetit janë shtuar patrullat e policisë.

Sipas drejtorit të trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija, këtu kanë ndodhur aksidente të shumta, ndër to ka pasur edhe me pasoja fatale. Ai thotë se zgjidhja e menduar nga ata por edhe të sektorit të komunikacionit rrugor në komunën e Gjakovës, është vendosja e semaforëve.

Se në këtë pjesë parashihet një projekt për vendosjen e semaforëve, e thotë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Sipas saj, një projekt i tillë do të filohet këtë vit.

 

Megjithatë, sivjet numri i aksidenteve në tërë komunën e Gjakovës sipas zyrtarëve policorë në krahasim me vitin e kaluar ka rënë në 12 përqind./Tv Syri Vision/