Gjakova
Shkronjat

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Rafael Kulludra, pjesëtar i trupave policore të Kosove, përkatësisht i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Ai është varrosur në varrezat pranë tyrbes së Sheh Fetahut, në prani të zyrtarëve policorë, atyre komunalë, si dhe një numri të madh të qytetarëve të kësaj komune.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se kjo ditë është e vështirë për familjes e policit Rafael Kulludra, por edhe Gjakovën. Ajo me këtë rast, ka thënë se ajo cfarë e bën të veqantë këtë zyrtar policor është guximi dhe dashuria për vendin.

 Në ceremoninë e varrimit trupat e policisë së Kosovës kanë shkrepur me armë zjarri, duke nderuar kështu jetën dhe veprën e pjesëtarit të policisë së Kosovës. Ndër të tjera, është thënë se Rafael Kulludra është bërë pjesë e trupave policore në vitin 2002, e së fundmi bënte pjesën në njësitin e specializuar./Tv Syri Vision/