Gjakova
Shkronjat

44 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, në fillim të muajit prill udhëtuan drejt Zvicrës, të ftuar nga shkollës e muzikës “Binningen-Bottmingen”.

Bile ata së bashku arritën të përgatisin dy koncerte, në të cilat u prezantuan para publikut zviceran. Sipas drejtorit të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, Kastriot Sada ky udhëtim u realizua në saje të bashkëpunimit që kanë krijuar këto dy institucione.

Një nga pjesëtaret e korit të kësaj shkolle, Arba Curri, është shprehur se gjatë këtyre dy koncerteve në Zvicër kanë performuar vepra të kompozitorëve të huaj, por edhe shqiptare e të ciilat sipas saj janë pritur shumë mirë nga publiku.

Sipas Sadës, shpenzimet për udhëtimin e këtyre nxënësve në Basel të Zvicrës, janë mbuluar nga shkolla zvicerane e muzikës “Binningen-Bottmingen”. Edhe nxënësit e kësaj shkolle muaj më parë kanë qëndruar në Gjakovë, ku edhe kanë përformuar në një concert të përbashkët me nxënësit gjakovarë./Tv Syri Vision/