Gjakova
Shkronjat

Sot, në parkun e qytetit të Gjakovës, ndodhej një numër i madh i biçikletave.

Ngasës të këtyre biçikletave ishin profesionistë, por shumica prej tyre ishin fëmijë të kësaj komune. Kjo paradë e biçikletave, u organizua në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve”, e cila po implementohet nga organizata PEN si dhe Inovations Lab Kosovo. Sipas organizatorëve, qëllimi i një aktiviteti të tillë është lobimi që biçikleta të përdoret më shumë, por edhe të ketë më shumë shtigje për këtë mjet transporti.

Pjesë e këtij aktiviteti u bënë edhe biciklistë profesionistë. Ata patën rolin e mbikëqyrësve të të rinjve dhe fëmijëve që marshuan me bicikleta nëpër qytetin e Gjakovës.

Interesimi për të qenë pjesë e këtij organizimi ishte i madh.

 

Marshi me bicikleta filloi nga parku i qytetit deri në Shkugëz. Organizatorët thanë se pas këtij aktiviteti, do të dalin me rekomandime të reja për projektin mbrojtja e fëmijëve./Tv Syri Vision/