Gjakova
Shkronjat

Destinacioni i radhës i vrapuesve të klubit “Gërmia 555” ishte Martona e Romës.

Kjo ishte hera e parë që një ekip Kosovar, u bë pjesë e një evenimenti të tillë sportiv, në të cilin morrën pjesë 16 mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës. Më 12 prill të këtij viti, 11 vrapues maratonistë nisën rrugëtimin për në shtegun e gjatë 42 kilometra. Pjesë e këtij evenimenti sportiv ishin edhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe sportisti Tirron Mamusha poashtu nga Gjakova, të dy këta vrapues maratonist.

Kusari-Lila ka thënë se pas kësaj maratone, do të pasojë gjysëm maratona e Prishtinës. Ajo ka folur edhe rreth organizimit të Maratonës së Malësisë së Gjakovës.

Sportisti Tirron Mamusha ka përfunduar maratonën e Romës për tri orë. Kështu ai bën pjesë në grupin elitë të kësaj gare.

 Vitin e kaluar klubi “Gërmia 555” kanë marrë pjesë në Maratonën e Vjenës. Kjo ishte poashtu hera e parë që një klub kosovar të merr pjesë në një ngjarje të tillë./Tv Syri Vision/