Gjakova
Shkronjat

Të gjithë po kujdeseshin për përgatitjet e fundit, në mesin e tyre edhe punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Cabrati” në Gjakovë. Bëhet fjalë për aktivitetin “Garat Komunale për Ndihmën e parë”, i cili u zhvillua për herë të parë që nga periudha e pasluftës, e që u organizua nga Kryqi i Kuq në Gjakovë. Drejtoresha e kësaj organizate humanitare, Fllanza Lama ka treguar se për këtë garë, janë mbajtur trajnime nëpër shkollat e mesme të komunës së Gjakovës, ku edhe janë përzgjedhur grupet e nxënësve më të suksesshme për të qenë pjesë e garës.

Ndërkaq, kryetari i organizatës, Fehmi Vula, ka thënë se Gjakova është shquar për çmimet e para të fituara në nivel Kosove për aftësi të të rinjve për të dhënë ndihmën e parë.

E para e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, i’u ka treguar garuesve përvojën e saj personale në këto gara në moshën e rinisë. Ajo i’u tha atyre se ata të gjithë janë fitues.

Pas fjalimeve garuesit treguan para të pranishmëve por edhe jurisë aftësitë e tyre në dhënien e ndihmës së parë në rast nevoje. Vendin e parë të kësaj gare e rrëmbeu shkolla e mesme e mjekësisë “Hysni Zajmi”, e cila do të vazhdojë garën në nivel Kosove./Tv Syri Vision/