Gjakova
Shkronjat

I nisën në fillim të muajit mars. Punëtorët e kompanisë ndërtimore “Fidani L” u angazhuan nga Kuvendi Komunal i Gjakovës për shtrimin e trotuareve me kubëza nëpër disa pjesë të qytetit.

Shumica e këtyre trotuareve, u shtruan pranë shkollave të mesme të ullëta, gjë e cila sipas banorëve të këtyre lagjeve shtoi sigurinë e nxënësve për të shkuar deri në shkollë. Përveq këtyre trotuareve, Drejtoria për Shërbime Publike në Gjakovë, është angazhuar edhe në zgjerimin e hapësirave të gjelbra.

Pronari i kompanisë “Fidani L” tha se kushtet e favorshme klimatike ndikuan në finalizimin e projektit për shtrimin e trotuareve në disa rrugë.

Se punimet për shtrimin e trotuareve po rezultojnë me sukses e thonë edhe banorët e komunës së Gjakovës.

 

Ndërkohë që disa trotuare u shtruan, punimet e disa të tjerave janë në fazën finale. Në fazën punuese në këtë komunë është edhe projekti për zgjerim  të hapësirave të gjelbra./Tv Syri Vision/