Gjakova
Shkronjat

Tashmë drejtor i Muzeut Etnografik të Gjakovës, është Besmir Hasi, i diplomuar në fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës.

Mirëpo Komuna e Gjakovës ka edhe tri muze të tjera e që janë Muzeu Historik, ai i Muzikës, si dhe Shtëpia Tradicionale e Familjes Qerkezi. Të gjitha këto tashmë do të jenë nën menaxhimin e Hasit. Ai thotë se planet afatshkurte lidhen me rregullimin e infrastrukturës së këtyre institucioneve kulturore dhe historike që ndodhen në Gjakovë. Ato afatgjate, sipas tij kanë të bëjnë me rregullimin e statusit të muzeut etnografik.

Hasi ka thënë se poashtu kanë filluar një kampanjë për rritjen e numrit të vizitave në muzetë e Gjakovës. Ai ka folur edhe rreth konferencës së rrjetit të muzeve të ballkanit, ku ka qenë pjesëmarrës.

Një kampanjë tjetër që ka nisur drejtuesit i sapozgjedhur i këtij muzeu, është edhe mbledhja e eksponateve të reja.

 

Përveq përvojës në arkitekturë, Hasi ka përvojë edhe në fushën e trashëgëmisë kulturore./Tv Syri Vision/