Gjakova
Shkronjat

Nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, patën mundësinë të ndjekin një kurs katërditor në instrumentin klarinetë dhe violoncello me profesionistë nga Kosova,

Spanja, dhe Hollanda. Si rezultat e kësaj pune, ata arritën të performojnë edhe me një koncert të përbashkët në hollin e këtij institucioni. Në hapje të këtij koncerti, klarinetisti Taulant Haxhikadrija, u shpreh se ky koncert erdhi si rrjedhojë e ftesës që morrën nga Dam Festival.

Marieke Kroes nga Holanda e cila interpretoi me instrumentin e Fis harmonikës, tha se puna që bënë këto ditë me nxënësit e kësaj shkolle ishte vetëm kënaqësi.

Ndërkaq performuesja në instrumentin e Cellos, e cila vjen nga Spanja, u shpreh se këta nxënës për një kohë të shkurtër mësuan shumë.

 

Koncerti TANGOPUNKT "Kreisel Trio" , zgjati për më shumë se një orë, e i cili zgjoi kurreshtjen e artdashësve që të vinin dhe ta shijonin  nga afër./Tv Syri Vision/