Gjakova
Shkronjat

Në pamje të parë, këta fustana të kujtojnë ato të princeshave të përrallave, me të cilat rrëfime është rritur gati cdo vajzë. Në fakt, ky edhe është inspirimi i radhës i dizajneres së re nga Gjakova, e cila ka një vit që ka hapur edhe studion e saj.

Dizajnerja e modës Jetmira Bejtullahu, tashmë ka lansuar koleksionin e saj më të ri “Fairy Dust”, që në shqip përkthehet si pluhur zanash. Për më shumë detaje rreth këtij emërtimi flet vetë ajo.

Një veqanti tjetër e këtij koleksioni, është se shumica prej fustanave përmbajnë ngjyra të hapura. Jetmira thotë se për këtë është bazuar në trendin e modës për këtë vit, në të cilin do të dominojnë këto nuanca.

 Ajo tregon se interesim për këtë koleksion, kanë treguar edhe vajzat e shkollave të mesme për mbrëmjen e maturës. Jetmira edhepse e re në këtë profesion, shumicën prej klienteve i ka nga Gjakova, por së fundmi edhe nga qytete të ndryshme të Kosovës. Përgatitjet për koleksionin “Fairy Dust”, ajo me bashkëpunëtoret e saj i ka filluar në janar të këtij viti, kurse lansimi i tij është bërë në mars, po këtë vit./Tv Syri Vision/