Gjakova
Shkronjat

Është ora shtatë e mbrëmjes. Këta janë zyrtarë të komunës së Gjakovës, të cilët mbajnë pozita të ndryshme në këtë institucion.

Ka një muaj që ata po punojnë edhe pas orarit të tyre të rregullt pa kompensim shtesë, si rezultat i autorizimit që i’u është dhënë nga kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, për të dënuar të gjithë ata qytetarë të cilët hedhin mbeturina jashtë vendeve të destinuara për to. Një vendim i tillë erdhi, pas miratimit të ligjit për gjobat mandatore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Pra, të drejtën për të shqiptuar gjoba mandatore e kanë inspektorët komunalë së bashku me disa zyrtarë të tjerë, të cilët janë caktuar nga e para e kësaj komune. Një mision i tillë në terren ka nisur që dy javë. Fatos Deda, zyrtar në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, tash edhe në rolin e inspektorit komunal, thotë se deri më tash janë shqiptuar më shumë se 30 gjoba mandatore.

Këta, janë vetëm 3 nga 20 zyrtarët komunalë të cilëve i’u është dhënë vendimi për të shqiptuarkëto gjoba. Megjithatë ata cdo mbrëmje dalin për të identifikuar ndotësit e ambientit, duke i gjobitur nga 5 deri në 100 euro. Një mision i tillë zgjat deri pas orës 24. Ata treguan se si kanë reaguar qytetarët, kur nisi të implementohej ky ligj.

Ndërkaq qytetarët thonë, se një punë e tillë është e mirëseardhur. Sipas tyre, ligji për gjobat mandatore do të sjellë rezultate pozitive sa i përket vetëdijësimit për mbrojtjen e ambientit.

E pas inspektimit të disa lokacioneve, ku gjendja rezultonte e mirë, gjatë rrugës ata hasën në këtë zonë, në të cilën ishin hedhur mbeturina inerte. Përveq tjerash zyrtarët komunalë thanë se kanë nevojë për ndihmën e qytetarëve për të identifikuar ndotësit e ambientit.

Këta zyrtarë komunalë do të vazhdojnë një punë të tillë deri në një afat të pacaktuar./Tv Syri Vision/