Gjakova
Shkronjat

Shoqërinë Aksionare “Elektromotori” sot e ka vizituar e para e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me bashkëpunëtorët e saj.

Ajo është pritur nga stafi menagjues i kësaj ndërmarrjeje, me të cilët edhe ka zhvilluar një takim të përbashkët. Kusari-Lila i ka bërë edhe një vizitë nëpër të gjithë sektorët e kësaj ndërmarrjeje. Me këtë rast ajo ka thënë se komuna e Gjakovës po bën përpjekje të vazhdueshme për riaktivizimin industrial, në të cilin process përfshihet edhe gorenje elektromotori.

Kusari-Lila ka thënë se në periudha të caktuara ka pasur edhe interesim të investitorëve për të investuar këtu. Mosrealizimin e këtyre investimeve ajo e lidh me jostabilitetin politik në të cilin ndodhej Kosova në atë kohë. Megjithatë ajo u shpreh optimiste për rrjedhjen e procesit të industrializimit në të ardhmen në Gjakovë

Opotimist për sjelljen e investimeve këtu është shprehur edhe zëvendësdrejtori i ndërmarrjes “Elektromotori”, Albert Baraku.

 Shoqëria Aksionare “Elektromotori” ka një sipërfaqe prej 11 hektarësh, prej së cilës 20 mijë metra katrorë janë salla prodhimi nën mbulojë dhe të gatshme për linja të reja prodhuese./Tv Syri Vision/