Gjakova
Shkronjat

Shqyrtimi i rekomandimi të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishqyrtimin e Rregullores për Institucionet Edukative-Arsimore të Komunës së Gjakovës.

Kjo ishte një nga pikat e  rendit të ditës të mbledhjes së rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Gjakovës, e cila u prezantua nga e para e arsimit në Gjakovë, Diana Qarkaxhia.

Në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës, pakënaqësi ka shprehur njëra nga anëtaret e këtij Komiteti.

Përgjigjen në lidhje me këtë shqetësim, ajo e ka marrë nga vetë drejtoresha e Arsimit.

Në anën tjetër nga zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike, është paraqitur një propozim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, të cilat do të mund të dedikohen për vendparkingje. Lekë Sina, shef i sektorit të Komunikacionit në këtë komunë ka paraqitur para anëtarëve planin, duke thënë se bëhet fjalë për tri hapësira publike.

Disa e quajtën këtë propozim si të vonuar. Pavarësisht kësaj të tjerë thanë se një propozim duhet të votohet, pasiqë nevoja për vendparkingje në qytet është e madhe.

Në anën tjetër, Sina ka sqaruar vonesën e një propozimi të tillë.

 Megjithatë, me dy vota për, dhe pesë kundër, kjo pikë e rendit të ditës nuk ka kaluar për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale./Tv Syri Vision/