Gjakova
Shkronjat

Së shpejti do të vie premiera e dytë në Skenën e Teatrit të Gjakovës .Publiku gjakovar do të ketë mundësinë që të shoh komedinë ”Zërat pas Skene” e cila cilësohet si komedia më e mirë britanike kohëve të fundit. Regjinë e këtij projekti artistik është duke e punuar regjisori Ilir Bokshi së bashku me trupën  e brendshme të teatrit.

 Teatri I qytetit të Gjakovës ka filluar ritëm të ri pune. Ka pak ditë që trupa e brendshme e teatrit ka nisur përgatitjet për premierën e dytë për këtë sezon. Bëhet fjalë për komedinë “Zërat pas Skene” të autorit Michael Frayn. Regjinë e kësaj drame po e bënë regjisori Ilir Bokshi. Shfaqja është e ndarë në tri akte. Shumica e komedisë shpaloset nga variacione të ndryshme  në secilin version, ku kaosi i jashtë skenës ndikon në shfaqjen brenda skenës, me një numër të madh të telasheve.  Sipas drejtorit Edi Kastrati ky projekt tregon që teatri I Gjakovës e ka filluar këtë vit me suksese, duke u nisur nga fakti që  brenda 4 muajve po shfaqen 2 premiera. Kastrati mes tjerash tha se teatri asnjëherë nuk është ndalur së punuari, dhe sukseset cdoherë do të jenë prezente pasiqë tashmë është rregulluar edhe statusi I teatrit.  “Zërat Pas Skene” është projekti i dytë për këtë vit i Teatri të qytetit të Gjakovës pas inskenimit të dramës “Martir”.Për të gjithë dashamirët e artit skenik premiera e kësaj komedie pritet të shfaqet brenda një muaji./TV Syri Vision/