Gjakova
Shkronjat

Nën organizmin e “Gruas së Nisma për Kosovën” dega në Gjakovë u mbajt tryezë diskutimi me temën “Punësimi I gruas në komunën e Gjakovës”.

Pjesë e diskutimit ishte drejtori I Qendrës për aftësim profesional, shaban Laha I cili tha se në këtë qendër  mund të paraqiten të gjithë ata që kanë ndonjë aftësi profesionale , përveq njohurive dhe aftësimit të gjithë mund të certifikohen ,  gjë kjo e cila ndihmon në proceisin e punësimit. Laha tha se këto ditë ministria punës dhe mirëqenies sociale ka bërë një progres pozitiv me ministrtinë e punëve të jashtme në lidhje me aftësimin profesional. Nga ana tjetër Kryetarja e “Gruas së Nisma për Kosovën” dega në Gjakovë, Violeta Dem inkurajoj të gjitha femrat të cilat ishin pjesë e këtij takimin që të tregojnë aftësitë e tyre sidomos në procesin e vendimarrjes. Në mesin e rekomandimeve që dolën nga ky takim ishte edhe vetëdijësimi I gruas në procesin e vendimarrjes si dhe bashkpunimi me institucionet të cilat janë të lidhura direkt me punësimin./TV Syri Vision/