Gjakova
Shkronjat

Rreth 400 karrike dhe 200 banka sot janë dhuruar për Shkollën “Emin Duraku”  në Gjakovë. Ky donacion në vlerë prej 50 mijë euro është dhuruar nga organizata italiane “Premtina” në ndihmë për Ballkanin.

Organizata  Italiane “Premtina” në ndihmë për Ballkan  ndau donacion në vlerë prej 50 mijë euro për shkollën fillore “Emin Duraku” në Gjakovë. Në këtë donacion përfshihen banka, karrike, katedra, tabela dhe gjëra të tjera të nevojshme për shkollën. Drejtori I këtij institucioni arsimor Albert Zajmi e mirëpriti këtë donacion, sipas tij kjo shkollë kishte shumë nevojë për këtë ndihmë. Nga ana tjetër përfaqësueseit dhe vullnetarët e organizatës italiane “Premtina” thanë se është hera e parë që një donacion me vlerën 50 mijë euro për herë të parë dhurohet në një institucion arsimor. Me këtë rast u ndanë mirënjohje për të gjitha ata që kontribuan. E ndarjen e këtyre mirënjohjeve e bëri drejtoresha e arsimit në Gjakovë Diana Qarkagjia. Kjo shkollë ka 700 nxënës të cilët tashmë do të kenë mundësinë që orën mësimore ta zhvillojnë në kushte më të mira./TV Syri Vision/