Gjakova
Shkronjat

Panairi i Punës i mbajtur gjatë vitit 2016 në komunën e Gjakovës, ka sjellur rezultate pozitive. Kështu thotë  i pari i Drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative në këtë komunë, Armend Vokshi, duke u bazuar në raportin përfundimtar të efekteve që ka sjellur ky panair.

Për këtë arsye, ai edhe tregon se një eveniment i tillë do të ndodhë prapë edhe këtë vit, saktësisht më 26 prill në ambientet e gjimnazit “Hajdar Dushi”.

Vokshi thotë se në këtë panair të punës do të jenë më shumë se 30 biznese, të cilat do të jenë në dispozicion të punëkërkuesve.

E angazhuar në gjithë këtë process do të jetë edhe Qendra Rinore në Gjakovë.

 Panairi i Punës organizohet nga projekti i GIZ-it në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Komunën e Gjakovës./Tv Syri Vision/