Gjakova
Shkronjat

Të gjithë po punojnë në mënyrë vullnetare. Këta janë nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, të cilët së bashku me mësimdhënësen e tyre, janë angazhuar në renovimin e hapësirave të organizatës komunale të pensionistëve në këtë komunë.

E gjithë kjo punë, është në kuadër të projektit “Të moshuarit, një burim për zhvillim”, i cili është shpallur si një nga 11 idetë më të mira të konkursit të Akademisë së Kosovës për Demokraci.

Përveq rregullimit të këtyre hapësirave, ata janë munduar të kontribuojnë në mirëqenien e pensionistëve edhe në forma të tjera. Kohë më parë, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” u shfaq premiera e një projekti filmik, poashtu i realizuar në kuadër të këtij projekti.

Në mënyrë vullnetare, këtu po kontribuojnë edhe puëntorët e angazhuar në gëlqerosje të mureve.

 Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjakovës ka tri vite që ndan subvencione për organizatën komunale të pensionistëve, e cila ndodhet në këtë komunë. Sipas zyrtarëve komunalë, për vitin 2015 janë ndarë më shumë se 2500 euro, për vitin e kaluar 1500 euro, dhe për këtë vit 1900 euro./Tv Syri Vision/