Gjakova
Shkronjat

Instrumentistët nga Gjakova, Bimi Milla pianist, dhe Endrit Xërxa kitarist, këtë vit jetësojnë ëndrrën e tyre për një performancë të përbashkët në Sallën Kamertale të Filharmonisë së Berlinit.

Evenimenti muzikor “Një mbrëmje për Kosovën”, i cili do të mbahet në këtë sallë, vjen si rezultat i audicionit të dytë të Berlinit 2016, i cili u mbajt në nëntor të vitit të kaluar në Gjakovë. Në mesin e 20 konkurrentëve, ishin pikërisht Bimi dhe Endriti, ata të cilët u zgjodhën nga juria profesionale si fitues. E data e koncertit që do të mbahet në Berlin të Gjermanisë është afruar, dhe instrumentistët janë në fazën e provave finale.

 

Instrumentisët nga Gjakova thonë se për ta një përvojë e tillë do të thotë shumë për të ardhmen e tyre si muzikantë profesionistë.

 

 Performanca e këtyre dy muzikantëve të rinj në Sallën Kamertale të Filharmonisë së Berlinit do të bëhet realitet më 31 maj të këtij viti./Tv Syri Vision/